Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit teksa shprehet se kjo është një prej periudha më të errëta të njerëzimit, ndërsa shtoi se sot reflektohet miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën.
Begaj shprehet se është krenar për vlerat e popullit shqiptar teksa thekson se “kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit”.
“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.
Krenar per vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.
Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkruan Kreu i Shtetit.