-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar me 6 vite burg, 59-vjeçari kapet në Berat

Kryesoret

Një 59 vjeçar i dënuar me 6 vite burg për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta është arrestuar në Berat.

Arrestimi i Agron Ymerajt, person i shpallur në kërkim u krye si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, informoi sot policia e Beratit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Agron Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit