-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kadare 88-vjeç, Gjekmarkaj: Unik, por nuk është produkt i traditës shqiptare

Kryesoret

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare festoi dje 88-vjetorin. Studiuesi Agron Gjekmarkaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” e cilësoi Kadarenë si shkrimtarin më të madh shqiptar. Unik. Por çfarë e bën të veçantë gjeniun e letrave? Gjekmarkaj tha se Kadare nuk është produkt i traditës shqiptare.

Kadare është unik, është një rastësi gjeniale që ka punuar gjithmonë mbi vetveten dhe ka ditur që të marrë cdo gjë shqiptare dhe ta nxjerrë nga përmsa lokale dhe ta universalizojë. Besoj që nuk është produkt i traditës shqiptare dhe nuk ka lënë të ngjashëm.

Ai merr, ndërton subjekte, realitete virtuale, i flet botës në gjëra shqiptare, autentike, por e bën ndryshe nga cdo shkrimtar i traditës. Ai shkruan një letërsi që duket se është shkruar në Paris, Londër apo Uashington në viet ’70, ’80, ’90 apo 2000. Kadare më pëlqen ta definoj si bir të vetëvetes” tha ai.

Por a e ndihmoi mungesa e lirisë? “Forca e talentit dhe pasioni i madh që ai ka për të krijuar të vërtetat e tij e kanë çuar drejt fuqisë eksperimentuese duke modernizuar terrenin e letërsisë, vetë shkrimin, shpesh duke e bërë më hermetik.

Ka qenë eksperimentues nga mungesa e lirisë, por na ka dhënë lirinë e eksperimentimit. Të shkruash brenda një sistemi të tillë ka qenë një nga operacionet më të vështira dhe delikate” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit