Gazetari Muharrem Kafexhiu në një lidhje me “Skype” nga Kosova për “5Pyetjet.al” bëri një pasqyrë të dëshmisë së Naim Murselit në Prokurori që mediat në Prishtinë e kanë zbardhur duke dhënë detaje tronditëse mbi planin dhe motivet.
“Kishte thënë se ka parë disa SMS, madje nga disa të afërm që i kishin shkruar Liridonës. Kjo është ajo që ka deklaruar Murseli, sipas publikimeve nga media Paparaci. Dëshmi kjo e dhënë në datë 1 Dhjetor të vitit të kaluar.
Mesazhet e disa të afërmeve për Liridonën dhe raporti që kishte pasur Liridona me dikë. Kjo është dëshmia e tij dhe u mbetet autoriteteve për një bashkëpunim me autoritetet suedeze” tha ai për “5Pyetjet.al”.