Granit Plava, në dëshminë që zbardhën mediat në Prishtinë ka deklaruar se i ishin premtuar 30 mijë Euro nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gazetari Muharrem Kafexhiu në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” jep detaje të tjera nga dëshmia e tij.
“400 Euro i dha Naim Murseli para se të kryhej vrasja. Ishin takuar në Klinë, më pas sipas dëshmisë së tij, Plava ka refuzuar që të kryejë aktin, me kallash, i ishte ofruar kjo mundësi por ka refuzuar.
Murseli, thuhet të ketë zbrazur xhepin duke i dhënë një shumë tjetër për ta bindur që të kryejë aktin. Naimi dëshironte që çështja të mbyllej kur të ishte në Shqipëri, ndoshta ka menduar një variant të fshehjes së gjurmëve. Ata janë takuar ditën e vrasjes” tha ai.