Dragana Miletiq e njohur me nofkën ‘Beba’ është nënkryetare e komunës së Leposaviqit.
Që nga atëherë, ajo ka shërbyer në objektin e komunës bashkë me një staf serbësh e shqiptarësh, të udhëhequr nga Lulzim Hetemi, kryetar i komunës.
Megjithatë, që nga koha kur nisi detyrën, nënkryetarja e komunës duket se nuk ka funksionuar krejt në përputhje me ligjin.
Madje, është përfshirë në veprimtari ilegale e vepra penale të dënuara me ligjet e Kosovës.
Gazeta Nacionale nga burime të ndryshme ka siguruar disa video-incizime ku nënkryetarja e komunës, Dragana Miletiq, shihet duke konsumuar sipas tyre lëndë narkotike.
Njëra prej videoeve duket të jetë realizuar në një nga banjot e objektit të komunës së Leposaviqit.
E në një tjetër video nënkryetarja e Leposaviqit shihet teksa konsumon drogë në zyrët e komunës, bashkë me një tjetër punëtor. Ajo nuk ka folur direkt për përmbajtjen, por e ka akuzuar Listën Serbe.