-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Opozita fitoi betejën për McGonigalin, por s’po e vjel

Kryesoret

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” lidhur me dosjen McGonigal tha se opozita e fitoi betejën me denoncimin që bëri por nuk po e vjel dot dhe për këtë renditi arsyet.

A është korruptuar ai nga qeveria shqiptare për të vendosur në lëvizje strukturat ku punonte për të dëmtuar opozitën shqiptare dhe në këmbim të çfarë e ka ngritur këtë histori?

Përfitimet në fushën e naftës përmes ortakut të tij, Neza dhe ajo historia që përflitet në Tiranë që duke shfrytëzuar autoritetin e një zyrtari të FBI-së, do të ngrinte një studio duke marrë, apo planifikuar të zhvasë sipërmarrës, politikanë që ishin shpallur apo kandidatë për t’u shpallur non grata nga SHBA.

Të gjitha këto pritet që të zbardhen. Ne deri tani dimë shumë gjëra nga këto që flasim sespe janë pohuar, por për të shkuar deri tek fiksimi në letër, duhet punë. Kjo duket si nga ato historitë e mashtruesve. Opozita e ka fituar betejën, por nuk po e vjel dot.

Pse politika nuk ka cfarë të nxjerrë më, thjeshtë opozita është e paaftë që ta konvertojë në përfitim politk. Ajo që pritet është se cfarë do të nxjerë prokuroria. Gjëja më e rëndë është nëse do të vërtetohet se ka shtyrë persona që nuk e meritonin që të kalonin vettingun” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit