Një tragjedi familjare ka ndodhur në Selanik, babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Të dy u gjetën krah për krah dhe besohet se kanë vdekur më 6 janar.
Sipas mediave greke ngjarja e rëndë u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi dhe raportoi se kishte kohë që nuk i kishte parë dy burrat dhe se nga banesa e tyre vinte një erë e keqe. Punonjësit e policisë me të mbërritur në banesë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij.
Informacionet thonë se i pari ka ndërruar jetë djali, i cili ka qenë invalid. Babai e ka mbajtur pranë dhe besohet se ka vdekur nga uria. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e dy vdekjeve.