-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

105 kg drogë dhe mijëra euro, policia italiane shkatërron bandën shqiptare-rumune

Kryesoret

Një sasi prej 105 kilogramësh drogë dhe më shumë se 676 mijë euro janë sekuestruar nga policia italiane që kishin në shënjestër një bandë shqiptare-rumune.

Guardia di Finanza informoi se banda që kontrollonte një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës ishte aktive dhe vepronte mes Firences dhe Pratos.
Që në orët e para të mëngjesit karabinierët kanë ekzekutuar 5 urdhra ndalimi ku 2 persona u arrestuan me burg dhe 3 të tjerë në arrest shtëpie.

Banda kriminale e përbërë nga rumunë dhe shqiptarë ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që të kujdesej vetë për çdo fazë: nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe përpunimi i drogës deri te tregtia me pakicë.

Banda, siç ka dalë nga hetimet, ka demonstruar një stabilitet të fortë me kalimin e kohës, duke vazhduar të mbetet shumë aktive edhe pas disa arrestimeve të anëtarëve të saj, në raste të mëparshme. U sekuestruan gjithsej 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marihuanë dhe hashash, 676 mijë euro cash, si dhe dy pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9×21.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit