Sot në Tiranë u zhvillua Ministeriali i Korridorit të VIII. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani deklaroi në fjalën e tij se ky projekt ka qenë një zgjedhje politike, dhe pjesë e strategjisë për ribashkimin e Ballkanit me historinë e Europës.
“Edhe për Italianë Korridori VIII, s’është vetëm zgjedhje teknike dhe infrastrukturore, është një zgjedhje politike, sepse kjo pjesë e strategjisë sonë për ribashkimin e Ballkanit me historinë europiane është strategjike për qeverinë italiane.
Ne do të bëjmë maksimumin t’iu ndihmojmë që të jeni pjesë e BE dhe jam shumë i qartë për B.Perëndimor dhe Ukrainën. Por përpara duhet të plotësojmë ribashkimin. Them ribashkim, jo zgjerim, ju jeni europianë, ky është një ribashkim. Unë sot konfirmoj angazhimin tonë për të forcuar lidhjen dhe bashkëpunimin në rajon”, tha Tajani.









