Vrasjet e Liridona Ademajt dhe Lulzim Fejzullahut u kthyen në kryefjalë në Kosovë, por jo vetëm. “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me avokatin Arbër Jashari për dy rastet, dëshmitë që kanë dalë, detajet dhe pritshmëritë.
Avokati u shpreh se dëshmitë e fundit japin një mozaik të plotë për atë që ka ndodhur. Theksoi se me hapjen e telefonit në vijim do të dalin detaje të reja për organizimin që ka bërë dhe të gjitha lëvizjet.
“Kam pasur dyshime se mund të jetë bërë për motive të ulëta, xhelozia, hakmarrja, ndenja e inferioritetit. Nga dëshmitë e fundit rezulton se një prej motiveve mund të jetë kjo, dyshimi për tradhti. Këto na japin një mozaik të qartë.
Jashtë kësaj nuk del diçka tjetër. Jam i bindur për këtë. Për Kosovën apo Suedinë që qëndron diçka më e madhe që e ka shtyrë. Mendoj se nuk besoj se do të gjejë mbështetje. Në këtë drejtim jam i bindur që janë të pabazuara.
Është vrarë dhe njerëzit vriten edhe për këto gjëra të vogla. Kjo vrasje ka qenë e veçantë, pasi u krye në prezencë të fëmijëve, burri planifikoi vrasjen e gruas, u mundua ta paraqesë si grabitje.
Me kaq sa është zbardhur dhe në ditët në vijim do të zbardhen më shumë detaje, bisedat telefonike, që do të nxjerrin në pah shumë detaje që do i kontribuojnë kësaj, një vrasje për motive të ulëta” tha avokati për “5Pyetjet.al”.
Largohet avokati i Thaçit, Jashari te 5Pyetjet.al: Bie strategjia, lajm jashtëzakonisht i keq