-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largohet avokati i Thaçit, Jashari te 5Pyetjet.al: Bie strategjia, lajm jashtëzakonisht i keq

Kryesoret

Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mund të mbetet pa avokatin e tij kryesor Gregory Kehoe në përballjen e tij ligjore në Gjykatën Speciale të Hagës. Shkak për këtë duket se është bërë pamundësia e ish-komandantit të UÇK-së për të përmbushur pagesën. Kjo konfirmohet në një deklaratë që lëshuan nga Dhomat e Specializuara sipas të cilës avokatët e tij deklarojnë tërheqjen nga procesi në rast të mospërmbushjes së detyrimeve.

Pas deklaratës së Dhomave të Specializuara reagoi Ministria e Drejtësisë së Kosovës që thotë se i ka përmbushur detyrimet e saj duke paguar 3.5 milionë Euro për mbrojtjen e Thaçit, por sipas saj ish-Presidenti ka marrë edhe avokat shtesë që duhet t’i paguajë vetë. Avokati Arbër Jashari në një intervistë me skype për “5Pyetjet.al” thotë se nëse largohet avokati do të sillte një dëm të madh për strategjinë e mbrojtjes së Thaçit.

Nëse kjo është kështu është një lajm jashtëzakonisht i keq. Përfaqësimi është një kontratë dhe palët duhet t’i përmbahen, kushdo që ka marrë përsipër të paguajë avokatët. Nëse ky ekip i këtij profili kaq të lartë do të paraqesë një problem të lartë edhe në çështjet e mbrojtjes. Këta janë familjarizuar me këtë rast dhe kush më mirë se këta nuk e njeh lëndën, plus strategjinë e mbrojtjes.

Do të jetë e pazëvendësushme dhe do i bëj dëm procedurës. Dhe e treta mendoj që do të ketë ndikim edhe në zvarritjen e procedurës dhe nuk do të mundësojë një mbrojtje efektive me dinjitet të zotit Thaçi. Mendoj që duhet të gjendet një modalitet që këta avokatë duhet të vazhdojnë punën, janë të profilit të lartë, nuk gjenden lehtë, janë familjarizuar me rastin, e dinë strategjinë dhe kanë bërë një mbrojtje të jashtëzakonshme. Kosova e ka për obligim që zotit Thaçi t’i ofrojë një mbrojtje me dinjitet” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit