Nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi në një zyrë noteriale në Bllok në Tiranë janë dëmtuar edhe dy biznese dhe një makinë e parkuar. Ngjarja në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua fasada e zyrës. Zyra noteriale është në pronësi të noteres Esmeralda Dauti. “Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja para grupit hetimor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:10 të mëngjesit ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Del emri dhe detajet e reja, kjo është noterja që iu vendos tritol në Bllok