-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fshehu drogë në të brendshme, policia italiane “kap mat” shqiptarin

Kryesoret

Një shqiptar është kapur nga policia italiane pasi u kap me lëndë narkotike.
Ai kishte shkuar si turist në Treni por pas një denoncimi u zbulua aktiviteti i tij i vërtetë.
Ndërhyrja e policisë erdhi pasi denoncimit të banorëve në periferinë e qytetit të cilët kishin lajmëruar pasi ditë më parë po i shqetësonte prania e një makine të dyshimtë.
Ata menduan se kjo makinë po planifikonte vjedhjen e banesave në zonë.

Drejtuesi ishte një turist shqiptar, pa precedentë penalë, i cili kishte hyrë në Itali më 9 janar nga Bari.

Nga kontrollet nuk u zbulua ndonjë rrethanë e dyshimtë ndaj shqiptari u mbajt nën vëzhgim deri të premten e kaluar.
Shqiptari është ndaluar për kontroll dhe efektivët kanë vënë re menjëherë fryrje poshtë xhaketës në lartësinë e bicepsit dhe poshtë pantallonave mes këmbëve.

Ai u kontrollua dhe u gjetën rreth 500 qese më drogë poshtë veshjeve të tij, madje edhe në të brendshme.
Lënda e kokainës e cila iu sekuestrua ishte e një cilësie shumë të mirë çka do sillte mbi 25 mijë euro në treg.
26-vjeçari u arrestua mëngjesin e së shtunës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit