-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-zyrtari i lartë i SHBA-së: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë lëshime të dhimbshme

Kryesoret

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clinton dhe Barack Obama, Charles Kupchan, thotë se SHBA-ja e ka forcën ta bindë Kosovën dhe Serbinë të bëjnë kompromise për t’i normalizuar përfundimisht marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Kupchan thekson se Kosova dhe Serbia nuk e kanë bllokuar vetëm njëra-tjetrën por të gjithë rajonin. Sipas profesorit amerikan, SHBA-ja ka forcë t’i bindë të dyja palët të bëjnë, siç tha ai, “lëshime të dhimbshme” për t’i normalizuar marrëdhëniet.

“Mendoj se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet. Është një çështje që po vonon tash për shumë kohë, dhe po i dëmton të dyja palët. Po ndalon integrimin e rajonit në Evropë. Dhe kohë pas kohe po merr jetë. Kemi parë raste të shpërthejë dhuna në të kaluarën e afërme. Prandaj, mendoj që sa më parë, aq më mirë.

Mendoj që bashkëpunimi i afërt i SHBA-së me BE-në është formula e duhur për të shtyrë Ballkanin drejt vijës së fundit, kjo edhe për faktin se SHBA-ja ka forcë unike. SHBA-ja mund t’i bindë palët t’i shtrëngojnë duart dhe të bëjnë lëshimet e dhimbshme që mund të jenë të nevojshme, për ta finalizuar marrëveshjen e normalizimi”, deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit