-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta dhe bota e re”! Eksperti te “5Pyetjet.al”: E vërteta, pse erdhi besniku i Erdoganit

Kryesoret

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan erdhi në një vizitë zyrtare në Tiranë në nisje të një turi rajonal. Kërkesat për Shqipërinë ishin të qarta dhe direkte; pastroni gylenistët e fundit.

Por a do të mundet Edi Rama t’i bëjë ballë presionit të Erdoganit? Eksperti i çështjeve rajonale, Kreshnik Osmani në një intervistë me skype për “5Pyetjet.al” thotë se loja është më e madhe se Edi Rama nuk ka gjë në dorë.

Por përpos Shqipërisë, kush është axhenda e fshehur e “sulltanit” në rajon? Osmani tha se Turqia do që ta përdorë Ballkanin për ndikim në Europë dhe më gjerë. Paralajmëroi luftëra dhe përballje të mëdha.

Turqia ka target rikthimin në lojtarin rajonal, që e furnizon Ankaranë për t’i bërë presion Europës. E gjithë loja është një shah i tillë. Të gjitha shtetet ndikojnë ku të munden. Të gjithë i aktivizojnë këto vatra dhe karta që të maksimalizojnë fitimin e tyre për të qenë lojtarë në tryezat e mëdha që po rikonfigurojnë ekuilibrat globalë.

Po hyjmë në një botë të re, e ka thënë Biden, Johnson, Merkel, Macron, Putin…etj. Bota është përballë luftërave të mëdha që rrezikojnë që të dalin jashtë kontrollit. Dhe deri kur tryeza e madhe e shahut të vendosë rregullat e reja, do të kemi luftëra, përballje të mëdha dhe përplasje të mëdha. Turqia si një lojtar i rëndësishëm rajonal synon të kalojë në lojtare globale.

Ky është synim i Erdoganit dhe do të përdorë të gjitha kartat në Ballkan, Lindjen e Mesme, Afrikë, etj. kjo e bën Turqinë lojtar të rëndësishëm dhe mendoj se roli i tyre në Ballkan do të jetë më i qartë në muajt në vijim për të parë sa do të ketë përputhje vizioni i Ankarasë për Ballkanin me vizionin amerikan dhe britanik. Kjo është ende e paqartë. Duket se ka rënie dakord të palëve për ndarjen e tortës së influencës” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Mesazhet e fshehta dhe ultimatumi/ Çfarë i kërkoi Ramës besniku i Erdoganit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit