-sidi education-spot_img
28.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump njofton heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë: Nuk duam të vendosim masa ndaj miqve

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të heqin sanksionet ndaj Turqisë të vendosura në kuadër të ligjit CAATSA, duke vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se kurrë.

Deklarata u bë gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara. Trump tha se Uashingtoni nuk dëshiron të vendosë masa ndëshkuese ndaj vendeve aleate.

“Ne do t’i heqim sanksionet. Nuk duam t’u vendosim sanksione miqve”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump vlerësoi gjithashtu rolin e Erdoganit, duke e cilësuar atë një lider të respektuar dhe duke theksuar fuqinë ushtarake të Turqisë.

Sa i përket çështjes së sistemit rus S-400, që ka qenë një pikë tensioni mes dy vendeve, Trump tha se marrëdhëniet SHBA-Turqi janë “ndoshta më të mira se kurrë” dhe se do të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të Ankarasë në programin e avionëve luftarakë F-35.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit