-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meri bën parashikimin nga Big Brother: Ditë e bukur erotike

Kryesoret

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka bërë sot parashikimin e horoskopit nga shtëpia e Big Brother. Meri e shoqëruar nga Ilnisa ka folur për situatat e shenjave duke e cilësuar ditën e sotme me plot mundësi erotike.

Parashikimi i yjeve sipas Merit:

Dashi do të marrë një propozim të mirë pune. Do të ketë një propozim serioz erotik.

Demi sot ka një kontakt me jashtë, një udhëtim të gjatë, por edhe një mundësi kualifikimi ose shkolle të mirë fare. Si dhe një mundësi të dytë në dashuri.

Binjakët do të marrin lekë, por do të kenë edhe një takim erotik fantastik.

Gaforret duan të takohen me partnerin e tyre që e kanë larg ose të bisedojnë më shumë me partnerin e tyre. Dhe të futen në kontakte bashkëpunimesh të rëndësishme dhe sot është një ditë shumë e mirë për t’a bërë këtë.

Luanët do të stresohen pak me punët dhe shëndetin por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Virgjëresha, dita më e bukur erotike sot. Kapeni fort shansin dhe mundësinë

Peshorja do të ketë një ditë të rëndësishme familjare por që do të ndikojë edhe në karrierë. Do të çlirohen nga vargonjtë e një detyrimi të madh.

Akrepi ka një ide, një komunikim të madh, një udhëtim të bukur, edhe një takim shumë, shumë, shumë të rëndësishëm.

Shigjetarët kanë anë të mira ekonomike dhe një përkufizim erotik që do t’a mbajnë mend për tërë jetën.

Bricjapi do të jetë në qendër të vëmendjes. Do të duan të vënë rregulla, do të duan të bëjnë lojën, por do të dorëzohen pastaj në kufijtë e të pakuptueshmes që mund të jetë një ndikim ose dashuria, ose një punë që nuk e merrni dot përsipër.

Ujori, sot është një ditë e mrekullueshme për ju. Dielli është futur në Ujor dhe prandaj po më shndrit mua dhe po më ndihmon kaq shumë të ndihem mirë. Sot është një ditë shumë e bukur për të menduar për gjëra të rëndësishme që doni të bëni, një udhëtim, një pamje të bukur. Besoj se do rrini aty ku doni. Peshqit kanë ndihmesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit