-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, nis shqyrtimi ndaj Arbër Paplekajt

Kryesoret

Ka nisur shqyrtimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështjen penale të Pjerin Xhuvanit.

Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese në dëm të mjekut psikiatër, krim të cilin ai pretendon se e kreu për vetëmbrojtje.

Në të njëjtin proces me Paplekaj po gjykohen edhe dy ish-nëndrejtorët Policisë së Elbasanit, në sytë e të cilëve ndodhi vrasja, të cilët janë dënuar me 1 vit shërbim prove për shpërdorim, si dhe 6 efektivë të forcave Shqiponja, po ashtu të dënuar me shërbim prove.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e 21 prillit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Pjesëtarë të të ashtuquajturës struktura për mbrojtjen e votës e Partisë Demokratike ku bënte pjesë edhe Arbër Paplekaj, ndaloi Mehmet Grecën një të skeduar për drogë që sipas tyre po tentonte të blinte vota në favor të PS-së.

Mbështetësit e opozitës njoftuan policinë, ndërsa Greca miqtë e tij të cilët u afruan më shpejtësi për ti dhënë ndihmë. Teksa policia ndodhej në vendin e ngjarjes për të sqaruar situatën, dy grupet u konfliktuan dhe Arbër Papleka nxori armën me leje dhe qëlloi duke lënë të vrarë Xhuvanin, ndërsa u plagosen dhe 4 të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit