Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan erdhi në një vizitë zyrtare në Tiranë në nisje të një turi rajonal. Kërkesat për Shqipërinë ishin të qarta dhe direkte; pastroni gylenistët e fundit. Por a do të mundet Edi Rama t’i bëjë ballë presionit të Erdoganit? Eksperti i çështjeve rajonale, Kreshnik Osmani në një intervistë me skype për “5Pyetjet.al” thotë se loja është më e madhe se Edi Rama nuk ka gjë në dorë.
“Mesa duket ka zhvillime të mëdha. Ajo që është vënë re është simbolika e lëvizjes së tij. Me të ardhur në Tiranë ka shkuar te xhamia e Namzgjasë, ai i ka kërkuar Edi Ramës që të largojë Gylenistët nga Komuniteti Mysliman Shqiptar si një pikë e rëndësishme e rolit dhe ndikimit të rolit të Turqisë në Ballkan përmes ndikimit kulturor dhe religjioz.
Duke të kuptojmë kohën përpara se të nisej për në Tiranë ka pasur dy takime me n/ sekretaren amerikane të shtetit, Nuland dhe para saj me sekretarin e Jashtëm Britanik, Camerun. Unë lexoj që Ankaraja dhe Fidan ka nisur turin pas një përputhje të vizionit të Ankarasë me Uashingtonin dhe Londrën për Ballkanin.
Është një përpjekje e Turqisë për të marrë prej NATO-s hapësirat që ka nevojë në Ballkan dhe që SHBA e BE ia kanë dhënë. Edi Rama e ka të qartë që çështja e Gylenistëve është në dorën e amerikanëve dhe jo të tij. Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk i ka dhënë gjithçka mikut të tij.
Por këtë herë Fidan erdhi me një paketë më ndryshe e koordinuar ne nevojën e SHBA-së dhe Britanisë, por edhe me dosje të tjera të rëndësishme në lojën e re ndërkombëtare. Kjo e ka nxitur Turqinë që të ngrejë stekën lart dhe të maksimalizojë kërkesat për të pasur ndikim, për të diktuar ritmet e KMSH-së. Këtë herë erdhi gati gati me tone ultimative” tha ai për “5Pyetjet.al”.