-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Pagat e mësuesve 950 euro! Ja si do bëhet rritja e rrogës me shkallë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me rritjen e pagave të mësuesve dhe se si teknologjia ka sjellë shumë ndryshime dhe disa vështirësi të reja në punën e mësuesve.

“Arsyeja pse e shikoj të domosdoshme hapjen e kësaj faze të re është se edhe juve e dini se çfarë sjell koha e re me fëmijët në klasë.

Fortuna e teknologjisë e cila ka përfshirë të madh e të vogël për faktin që sot shpejtësia e kohës po bëhet e atillë që po merr përmasa të frikshme dhe frymëzuese.
Nevoja për tu adaptuar me kohë kur ne e kemi filluar këtë punë të përbashkët ka qenë ndryshe, sot është më e vështirë.
Nevoja për tu adaptuar sot është gati e papërballueshme.
Nevoja e mësuesit e ka vënë në pah nevojë e mësuesve  dhe ndaj duhet t ju japim mësuesve forcë për tu përballur me atë që koha sjell para nivelit arsimor dhe fëmijëve të vegjël.”, tha Rama

Gjithashtu Rama tha se pagat e mësuesve do të ndryshojnë në bazë të vjetërsisë dhe meritave.

“Shqipëria sot është në një tjetër nivel dhe reflektim i këtij fakti janë dhe rritjet domethënëse të pagave të cilat do të vazhdojnë.
Pagat së shpejti për mësuesit do të shkojnë mesatarisht 950 euro , ndaj duhet të reformojmë sistemin si përshembull rritjen e pagave çdo 5 vjet e cila duhet të ndryshohet komplet dhe të ketë reformë.Përveç pagës bazë të ketë nivele të ndryshe page sipas kualifikimit dhe kontributit. Na duhet sistem i besueshëm trajnimesh. Janë një sërë elementësh që duhen vendosur në vijë, besojmë se do ia dalim kësaj sfide.” shtoi Rama.

Rama batuta me të rinjtë që duan të largohen: Të shkosh në Gjermani për punë dhe të pish kafe si lëng gështenjash

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit