Katër persona janë vendosur në pranga pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë.
Të arrestuarit janë: Mirel Saliaj, 33 vjeç, Enri Zadrima, 39 vjeç, Fadil Shehu 34 vjeç, dhe Miklodjan Çuko, 41 vjeç, të katërt banues në Fier.
Ata u kapën në lagjen “Apollonia” dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre policia gjeti disa doza me lëndët narkotike dhe kokainë gati për shitje.
Raportohet se ata e siguronin lëndën narkotike në afërsi të lumit Gjanica dhe më pas e ndanin në zona duke e shitur në qytet.
Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.