Partia Demokratike, përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, i është përgjigjur Sali Berishës për deklaratat e bëra mbrëmjen e sotme (30 janar) nga dritarja e shtëpisë. Kulluri shprehet se Berisha, sa më shumë kohë kalon në ‘ballkonin e vetmisë së madhe’, aq më shumë do të mbyllë një pazar me Edi Ramën.
Ndër të tjera tha se Berisha harron që garën nuk e ka me PD-në, por me SPAK, ndërsa shton se duhej të kishte kërkuar falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes Mconigal.
Ai tha gjithashtu se nuk ka derë të hapur për Non-Grata në PD, pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni.