Një 25-vjeçar është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu, të cilën e mbante pa leje. Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur F.D. 25 vjeç, i ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (31 janar) në fshatin Grykë Nokë në Dibër.
“Më datë 31.01.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Grykë Nokë, dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu (të cilën e mbante pa leje), shtetasi F.D., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.