Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi nga Amerika në një intervistë për “Zërin e Amerikës” deklaroi se po punon për një projekt të bashkimit të PD-së, një vit përpara zgjedhjeve parlamentare.
“Grupi i PD-së është bashkuar në një aksion kundër qeverisë në përmbushje të misionit që na kanë ngarkuar qytetarët. Sigurisht që PD ka qenë e ndarë gjatë këtyre dy viteve.
Ndarja e PD-së jo vetëm e ka dobësuar opozitën por e ka bërë jo funksionale. Jemi duke vlerësuar cdo mundësi për të pasur një bashkim të PD-së. Një projekt të përbashkët politik të përballjes edhe jashtë parlamentit.
Kjo ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë në PD, sa kohë që legjitimiteti i institucioneve të PD-së ndodhet në gjykatë.
Sa të merremi me këtë cështje, duhet të fokusohemi tek PD që të jetë e bashkuar dhe një opozitë që përmbush misionin e saj dhe që u prezanton qytetarëve një ekip për t’u bërë e besueshme” deklaroi ai.