-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mësuesit do të marrin 950 Euro? Eksperti te ‘5Pyetjet.al’: Kjo është e vërteta e arsimit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të nisë Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që parashikon që gjatë vitit 2024, 4 mijë mësues të arsimit fillor dhe mësues të lëndëve bazë, matematikës, gjuhës, si dhe teknologji informacioni të përfitojnë nga trajnimet.

Më tej i pari i qeverisë tha se një nga qasjet që ka ndjekur për t’i motivuar për të qëndruar në Shqipëri mësuesit është dhe rritja e pagave, që “brenda pak muajsh do të shkojnë mesatarisht 950 Euro”.

Gjithashtu ka nisur krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit, një inovacion që synon të përfshijë nga kredencialet për çdo mësues, regjistrimin elektronik të krediteve, certifikimin dhe vlerësimin periodik, deri te monitorimi i performancës së mësimdhënies në shkolla, ku do të bazohet edhe paga.

Por sa mundësi ka qenë të bëhen realitet këto premtime? Ndriçim Mehmeti, pedagog dhe ekspert arsimi në një intervistë me skype për “5Pyetjet.al” shprehet shumë pesimit si për pagën mesatare, trajnimet dhe gjithçka tjetër. Ai tha se mësuesit nuk po paguhet akoma transporti pa shkuar tek premtimet e reja.

Paga 950 Euro duket e dyshimtë. Së pari njëherë, 950 Euro do të jetë bruto apo neto? Sepse nëse është bruto do të shkojë te 70 mijë lekë duke llogaritur taksimin që ka bërë qeveria. E dyta kemi një hierarki pagash qesharake në arsim.

Një mësues në parashkollor mes 47-49 mijë lekë, kurse një sanitare në QSUT merr 52 mijë lekë. Atë sipas meritës, duhet ta kishte zbatuar. Sepse udhëtimet përcaktojnë se nëse ngrihesh në karrierë, detyrimisht duhet të ketë një rritje page sipas performancës.

Më tutje, nëse paga do të jetë 950 Euro, sa do të jetë e lektorit në universitet, se duhet të jetë 1250 Euro. Është shumë e habitshme, kur thotë se do të rrisim pagat, kur në buxhetin e arsimit kemi 2.3%.

Dyfishin e buxhetit ka Mali i Zi, që ka një pagë reale 850 Euro dhe një mësues i fillore me 20 vite punë merr mbi 1100 Euro. Por nuk është paga, por edhe kushtet e punës. Ne nuk i paguajmë transportin mësuesit. Nga viti 2013 mësuesit nuk marrin një kokërr leku shpërblim për fundin e vitit” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit