-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politika shqiptare pajtohet në Amerikë, Bardhi futet tek armiku i Berishës

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka postuar një mesazh nga vizita në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zv/ndihmës sekretarin, Gabriel Escobar.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e PS, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Denis Deliu dhe Ervin Bushati. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi thotë se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

“Gjatë vizitës në Uashington DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, njoftoi Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit