-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria nuk tërhiqet! Dita e fundit e dinarit në Kosovë?

Kryesoret

Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën se nga nesër do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore mbi pagesat me para të gatshme në vend, por lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që periudha eventuale transitore të sigurojë që qytetarët të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa dëmtime. Mekanizmat e qeverisë që kanë për obligim zbatimin e kësaj rregullore do të përqendrohen në plotni që në këtë fazë transitore të investojnë më shumë në informim dhe edukim të bizneseve dhe qytetarëve dhe jo në masa ndëshkuese nga dita e nesërme”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Rregullorja që lejon pagesat me para të gatshme në Kosovë të bëhen vetëm me euro ka nxitur shqetësimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb.

Diplomatët perëndimorë në Prishtinë i kërkuan Kosovës shtyrjen e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore derisa të zgjidhen çështjet që sigurojnë se askush nuk do të dëmtohet, mes shqetësimeve se vendimi mund të rrrisë sërish tensionet në marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se për ta zbatuar këtë vendim në tërësi, Kosovës i duhet mbështetja e aleatëve.

“Sepse siç e dini, për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, me shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit sa herë i kemi aleatët në krah tejkalohen këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetutës tonë në tërësi”, tha ajo. Presidentja Osmani tha se pret një pajtim mbi mënyrën e zbatimit të rregullores./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit