-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 policë u pezulluar, reagon Balla: Procesi i vetë-pastrimit po shkon përpara

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me pezullimin e 5 punonjësve të policisë të cilët kishin abuzuar me detyrën; Emin Harizi, dhe nënkomisarët Dritan Veliu, Vasillaq Thomanasto, Ervis Balla dhe Flatun Hoxha.

Balla shkruan se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falë bashkëpunimit me SPAK dhe me prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm po rrit forcën goditëse, për të çuar përpara procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit

Reagimi i Ballës:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falë bashkëpunimit me SPAK dhe me prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm po rrit forcën goditëse, për të çuar përpara procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Ditën e sotme janë goditur raste të abuzimit me detyrën të disa punonjësve të Policisë Rrugore në Fier.

Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Fierit pezullon 5 policë për falsifikim dhe shpërdorim detyre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit