-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Heqja e dinarit/ Beogradi në “luftë” me Kosovën: Po rrezikohet siguria e sebëve

Kryesoret

Serbia ka reaguar në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, për heqjen  e dinarit nga ekonomia e vendit, vendim i cili hyri në fuqi prej ditës së sotme.

Zëvëndëskryeministri serb Millosh Vuçeviç, përmes një deklarate theksoi se Beogradi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të luftojë në mënyrë diplomatike për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Gjithçka tjetër, përpos dialogut diplomatik dhe politik dhe zgjidhjeve përmes aktiviteteve të këtij lloji na çojnë drejt asaj që nuk do të donim të shihnim”, deklaroi Vuçeviç për Radio Televizionin e Serbisë.

BKQ vendosi që pagesat kesh në Kosovë të bëhen vetëm në monedhën euro, një vendim i cili shkakton pakënaqësi dhe probleme për serbët e Kosovës të cilët pagat dhe pensionet i marrin në dinarë.

“Një sulm ndaj sigurisë ekonomike të serbëve në Kosovë”, kështu e parashikoi Vuçeviç këtë vendim, duke shtuar se po krijohen kushte të pamundshme për mbijetesën e tyre.

“Është interesi ynë kombëtar për të ruajtur paqen”, tha Vuçevic që insistoi po ashtu se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi nuk ka të bëjë me “problemet në Kosovë”. Ekzekutivi kosovar u përpoq të sqaronte se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se ndalimin e transfertave të parave nga Serbia dhe as ndëshkime financiare për ata që zotërojnë valuta të vendeve të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit