-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Renato Muhaj nuk shpreh pendesë për ish-gruan: Doja që ajo të vdiste

Kryesoret

Rreth 20 orë pasi kreu një sërë krimesh, Renato Muhaj doli para gjykatës në SHBA. Janë 8 akuza që rëndojnë mbi shqiptarin, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres Suela Saliaj, gjithashtu shqiptare. Prokuroria e Largos në Florida thotë se krimet e 34-vjeçarit sa erdhën dhe u përkeqësuan në një hark kohor prej pak orësh. Megjithatë ashtu siç nuk arriti dot të shkonte larg me vajzën e tij 8-vjeçare, të cilën e rrëmbeu, dita kur do të lerë qelinë do të jetë e largët.

Nga sa bëjnë me dije mediat amerikane shqiptari nuk ka shprehur asnjë pendesë për aktet e njëpasnjëshme kriminale që ka kryer, por i ka kërkuar gjykatës një avokat.

Gjyqtari ia ka premtuar, por më pas shqiptari ka kërkuar edhe të lërë garanci bankare për lirimin e tij nën pretekstin se ka një vajzë të mitur të vetme. Mirëpo këtu gjyqtari nuk ka toleruar duke ia bërë të qartë thuajse gjithçka: Ti kurrë s‘do ta shohësh më vajzën tënde!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit