Qindra studentë janë mbledhur ditën e sotme në qendër të Athinës, në atë që është një protestë mbarëarsimore, për të shprehur qëndrimin e tyre kundër privatizimit të universiteteve.
Në Exarchia , ku përfundoi marshimi disa studentë u përleshën me forcat e policisë, duke goditur me sende të forta si dhe duke i vënë flakën kazanëve që ndodheshin aty pranë. Ndaj tyre u hodh gaz lotësjellës dhe tymuese nga forcat e rendit.
Një protestë e cila u përshkallëzua në dhunë totale me studentët që gjatë përleshjes tentuan të futen në parlament.
Pavarësisht përleshjeve të shumta me policinë protestuesit vazhduan marshimin e tyre.
Studentët kërkojnë që sistemi universitar dhe ai pasuniversitar të mbeten shtetëror, pasi sipas tyre hapja e degëve të universiteteve private do të krijojë një sistem arsimor me kohë të ndryshme dhe jo unik. Sipas tyre të pasurit do të kenë mundësi të paguajnë dhe të diplomohen më lehtë por më keq se në universitetet shtetërore.
Ata kanë kërkuar shtim të fondeve për arsimin dhe hapjen e programeve arsimore shtesë në sistemin shtetëror.