Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre në lagjen nr. 17. Në Korçë.
Viktimat janë identifikuar si Eleni dhe Ornela Vangjeli 74 dhe 54 vjeçe.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar dhe uniformat blu me një njoftim zyrtar, ku shpjegohet se dy gratë prej ditësh nuk i përgjigjeshin telefonatave të familjarëve.
Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.
Informacionet e para konfirmojnë se ato jetonin bashkë pasi nëna ishte e paralizuar dhe vajza kujdesej për të.
Vajza e saj dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi.
Dera e banesës së tyre ishte e mbyllur nga brenda me çelës dhe është mundur të hapet vetëm me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Korçë/Informacion paraprak:
Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.
Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Emrat/ Nën e bijë u gjetën të vdekura në shtëpi, detajet e para mbi ngjarjen