Është arrestuar një 33-vjeçar nga policia e Vlorës pasi është denoncuar nga një vajzë e cila e akuzoi për përndjekje.
Policia bën me dije se i riu përndiqte një vajzë 21-vjeçare, madje kishte hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj”, njofton policia.