Ish-deputeti Luçiano Boçi u shpreh se Arben Ahmetaj me deklaratat e tij vërtetoi “akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratike”. “Dje shqiptarët kanë dëgjuar nga vetë ish-krahu i djathtë i Edi Ramës se koka i aferës korruptive të inceneratorëve është vetë Edi Rama, ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj, duke vërtetuar kështu akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratike.
Arben Ahmetaj faktoi se mbrojtësit kryesorë të vjedhjes së shekullit janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe skapistët e tjerë, të cilët të korruptuar nga Rama-Veliaj shkartisën dosjen e vjedhjes së shekullit dhe nuk hetojnë procedurën antiligjore te prokurimit të firmosur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, por bëjnë koka turku sipas urdhrit të Rama-Veliaj.
Arben Ahmetaj dëshmoi mbrëmë se Mirel Mërtiri nuk është pronar i djegësit të Tiranës, por është Erion Veliaj dhe se për zhdukjen e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, Dumani-Kraja dhe organizata e tyre kriminale nuk hetojnë, sepse ato para janë vjedhë zhdukur nga Rama-Veliaj”, tha Boçi.
Robelli: Nëse hetohet si duhet djegësi i Tiranës, nuk përmbyset vetëm pushteti, por edhe shteti!
“Krahas kësaj, Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajës dhe SPAK si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar e burgosur, shantazhuar e dënuar, kundërshtarët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës, apo këdo që synon të thotë të vërtetën për bandën e tij narko-politike”, shtoi Boçi.









