-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kërkuar për transport droge drejt Turqisë, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Kryesoret

Është arrestuar në Vlorë personi me inicialet K. S., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

48-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Reset”, i cili është zhvilluar në muajin dhjetor të vitit 2023, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të ndaluar dhe të shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni, përpunonin dhe më pas transportonin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë. Gjatë këtij operacioni, Policia sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshe totale 500 kilogramë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit