E shtuna e Premier Ligës rezultojë vërtet spektakolare, me 24 gola të shënuar në vetëm 5 përballje, 3 prej të cilave u mbyllën në barazim.
Everton u “ringjallë” dy her përballë Tottenham, duke barazuar disavantazhin, një përballje e cila u mbyll në shifrat 2-2.
Armando Broja vetëm ditën e djeshme hodhi firmën me Fulham, ndërsa sot u hodh menjëherë në fushë përballë Burnley. Por shqiptari nuk nuk e pati “këmbën e mbarë” pasi të tijët po udhëhiqnin me avantazhin e dy golave, të barazuar në pjesën e dytë në shifrat 2-2.
Ndeshja më emocionuese ishte padyshim ajo midis Newcastle dhe Luton Town, e cila dhuroj plot 8 gola. Nga 4 për secilën skuadër, dhe sa i takon shifrave nga 4 për secilën pjesë.
Brighton bëri autokritikë në shtëpi dhe pas humbjes turpëruese në mesjavë 4-0 nga Luton, u imponua në shtëpi duke mposhtur 4-1 Palacen. Premier League vijon të diel me ndeshjet e tjera.
Premier League, java 23:
E shtunë
Everton 2-2 Tottenham
Brighton 4-1 Crystal Palace
Burnley 2-2 Fulham (VIDEO)
Newcastle 4-4 Luto