Kati i 5-të i një pallati në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan u përfshi nga flakët mbasëditen e sotme.
Si pasojë mësohet se është lënduar pronari i shtëpisë, i cili ishte brenda gjatë kohës që ka rënë zjarri.
55-vjeçari me inicialet K.K., ka marrë lëndime të lehta në trup gjatë momentit që ka tentuar të shuaj flakët.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri ndodhi për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bën të mundur mospërhapjen e zjarrit edhe në apartamentet ngjitur.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.