Interi fitoi 1-0 me Juventusin. Derbi i Italisë foli për zikaltërit, me djemtë e Inzaghit që shkëputen me katër pikë dhe një ndeshje më pak në krye të Serie A.
Përballja me “Zonjën e Vjetër” ishte sfidë direkte mes tyre, teksa vendosi një autogol i Gattit në minutën e 37-të.
Aksioni i bukur i Interit dhe presioni i Thuram bënë që mbrojtësi i Juves ta dërgonte vetë sferën në rrjetë. Edhe pse bardhezinjtë kishin disa mundësi me Vlahovic, serbi në një rast gaboi përballë Sommer. Me 57 pikë, Interi prin renditjen e Serie A, ndjekur nga Juventusi me 53 pikë.