Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë ku një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Policia informon se drejtuesi i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjer kanë qenë Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Ndërkohë tre të tjerët janë dërguar me urgjencë në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë.
Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.