-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më jepni lekë ose ju vrava!” Tronditëse në Itali! Shqiptari kërcënon me thikë të motrën dhe familjen

Kryesoret

Në Itali ka rënë në pranga një 26-vjeçar shqiptari pas akuzave për shantazh dhe dhunë në familje.

Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari ua bëri jetën “ferr” motrës dhe tre fëmijëve të saj të vegjël pasi ushtronte dhunë mbi ta.

Madje në një moment kishte marrë thikën dhe kishte kërcënuar me jetë motrën e tij në sy të fëmijëve, më i madhi 12-vjeç ndërsa më i vogli vetëm 4 vjeç, duke i thënë se do t’i vriste nëse nuk i jepnin lekë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rimini ku jeton 34-vjeçarja shqiptare, e cila e terrorizuar ka dalë në mes të rrugës së bashku me fëmijët e saj duke u lutur për ndihmë.

Forcat e policisë italiane kanë reaguar menjëherë, në rrëfimin e saj shqiptarja është shprehur se prej dhjetorit, ajo, bashkëshorti dhe fëmijët e saj ndiheshin në rrezik për jetën nga i vëllai i cili i kërcënonte azhdimisht.

Nga ana tjetër 26-vjeçari ka rrëfyer në polici se ka humbur durimin pasi motra i ka mohuar cigaren. Zëvendësprokurorja Davide Ercolani, nisur nga rrezikshmëria e burrit, ka kërkuar arrestimin e tij dhe 26-vjeçari ka përfunduar në burg me akuzën e kanosjes dhe përndjekjes së rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit