Partia Socialiste nuk “lëshon pe”! Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi paralajmëroi se do të ketë deputetë të tjerë të PD-së që do të përjashtohen pas kaosit në seancën e sotme.
“Po vazhduan kështu, ne do të vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat solemne plenare.
Askush nuk është ndaluar nga ata që nuk kanë qenë të përjashtuar. Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar për t’i vendosur përpara, as absurd nuk është, teatër kukullash” tha ai. 19 deputetë ishin përjashtuar për seancën e sotme.