Ervin Salianji i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka folur në lidhje me çështjen e ish-zëvendëskryeministrit Arban Ahmetaj dhe marrëdhënies së tij me Edi Ramën.
“Ore u bënë 1, 2,3, 4 njerëz nga afër tij që dalin me probleme drejtësie pse nuk mban Rama përgjegjësi për njerëzit që zgjedh dhe të japë dorëheqjen.
Rama të dalë në konferencë. Të dalë e të thotë unë po jap dorëheqjen. Pavarësisht se për mua Ahmetaj s’mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë përderisa nuk pranon krimet e veta.
Ai ka qenë një nga njerëzit e tij më të afërt për 10 vite.” përfundoi Salianji