-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha 100 mijë vota? Salianji: Lulin s’e duam! Me Berishën nuk fitojmë, por na duhet

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se Sali Berisha nuk mjafton për të fituar zgjedhjet dhe për të ardhur në pushtet, por theksoi se pa ish-kryeministrin nuk fitojnë dot vitin tjetër. “Sali Berisha është i pamjaftueshëm për të fituar, por pa Sali Berishën nuk i fitojmë dot zgjedhjet.

Duhet të bëjmë një proces bashkimi me grupin dhe aleatët që janë në të njëjtin front opozitar. Duhet bërë bashkimi dhe hapja më pas duhet bërë komplet rikonceptimi dhe duhet secili të ripozicionohet” tha ai.

Tre pika kundër Berishës, Salianji: Por s’kam çfarë të bëj, Saliu ka 500 mijë vota

Por a ka mundësi për bashkim me pjesën e Lulzim Bashës apo është kategorik? “Nuk dua tani të ofendoj dikë se më vijnë disa emra, por nuk po…nuk e di a janë në jetën publike. Është njëlloj që ish-deputetë që kanë qenë me PS-në që votuan qeverinë e Berishës në 2013, tani të thuash a do të bëhen tani pjesë e PS-së?

Salianji: Ka dy rrugë, ose radikalizim në parlament, ose në shesh me qytetarët

Basha e ka kaluar atë ylber nuk është në opozitë dhe nuk ka marrë 100 mijë vota. Basha nëse nuk ka qenë në gjumë ka qenë në shtëpi. A e keni parë  ndonjë ditë në fushatë në 14 Maj? Nuk ka qenë në fushatë.

Kaos dhe protestë, Salianji: Pjesëmarrja ishte e kënaqshme

100 mijë vota janë marrë në këshilla nga Basha. Merrni historikun edhe nga zgjedhjet e kaluara, partitë e vogla gjithmonë marrin në zgjedhje sepse nuk është politike. Për kandidatë PD doli e katërta në Tiranë, pse? Prej Lulzim Bashës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit