Policia ka sekuestruar 46 kilogramë tritol në një operacion që goditi një grup kriminal nga Kosova, i cili trafikonte lëndë eksplozive drejt Shqipërisë. 3 persona ranë në pranga, të gjithë nga Gjilani, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Të arrestuarit janë Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç. Kjo sasi ishte e destinuar për t’u përdorur nga grupet kriminale të ndryshëm në Shqipëri.
Nga pamjet e publikuara nga Policia, zbulohet se trafikantët e kishin fshehur eksplozivin në kutitë e lëngjeve të frutave, në përpjekje për t’i kamufluar.
“Duke përdorur metoda speciale të hetimit policia bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve.
Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë. Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg”, tha kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat.
Pritë para urës! Trafik armësh dhe 46 kg tritol nga Kosova në Shqipëri