-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Tiranës merr 613 mijë euro në 10 ditët e para të janarit

Kryesoret

Në ditët e para të janarit pagesat e thesarit të shtetit hasin vonesa për shkak të planifikimeve të reja në fillim vit. Psh disa institucione buxhetore marrin pagat me vonesë dhe shpesh tenderët për shërbime jetike nuk kryhen në kohë.

Teksa shumë ente buxhetore ndeshen në vështirësi nga burokracitë e fillim vitit, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV, SPV e njohur tashmë për një skemë të pastër të korrupsionit nën hetim nga SPAK ka përfituar pagesa të rregullta në ditët e para të janarit.

Siç shihet nga të dhënat e “Open Data Albania” ku referohen transaksionet ditore të thesarit nga Ministria e Financave, në 10 ditët e para të janarit Integrated Energy BV, SPV ka përfituar 64,4 milionë lekë ose 613 mijë euro, te cilat janë detyrime të prapambetura të Bashkisë së Durrësit ndaj inceneratorit.

Kjo shumë është sa 5 për qind e buxhetit vjetor që është planifikuar për inceneratorin e Tiranës këtë vit, një shumë totale prej 1,2 miliardë lekësh.

Siç shihet nga të dhënat e detajuara, pothuajse të gjitha pagesat janë dhënë nga bashkia e Durrësit e cila ka shlyer me mbi 600 mijë euro tarifat e prapambetura të vitit 2023 në ditët e para të janarit.

Një faturë e paguar me datën 9 janar ishte regjistruar në thesar me 28 dhjetor 2023 dhe kishte për qellim të shlyente detyrimet e shtatorit 2023 të Bashkisë së Durrësit ndaj inceneratorit.

Me datën 16 janar është paguar një fature prej 21,2 milionë lekë po nga Bashkia e Durrësit për mbetjet e depozituara në muajin nëntor 2023.

Me 23 janar është kryer një pagese prek 18,3 milionë lekësh po nga Bashkia e Durrësit për depozitimin e mbetjeve të dhjetorit 2023 (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit