Një aksident i rëndë u regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka mbetur i vdekur një person, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli 21 vjeç, pasagjer kanë qenë Gerald Verçani 19 vjeç, Janikos Shyti 20 vjeç dhe Dorian Belba 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë.
Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia gati 30 metra duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.