-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LDK: Kosova humbi dy momente për të detyruar Serbinë

Kryesoret

Nënkryetari i partisë opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri kritikon Qeverinë e Kosovës se ka humbur dy momente të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë për t’i dhënë fund problemit të statusit të saj me Serbinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, zoti Haziri thotë se qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka krijuar kriza ditore për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe se ka rritur ndjenjat nacionaliste duke ndikuar në largimin e vendit nga orientimi pro-evropian.

Ai thotë se udhëheqësit aktualë në Kosovë duhet të rikthehen tek koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, përfshirë për çështjet si vendimi për ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe thotë se në këtë vit zgjedhor në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pas të cilave, sipas tij, do të jetë e paqartë se si do të trajtohen problemet në rajon, Kosova duhet të mbyllë çështjet e hapura me Serbinë për të mos mbetur, siç thotë ai, fuçi baroti.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri tha se viti 2023 ishte “vit i humbur” dhe se momentet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë nuk u shfrytëzuan nga qeveria e Kosovës për të “maksimalizuar kërkesat” në raport me Serbinë, të cilën e cilësoi si “përkrahëse dhe strehuese të grupeve terroriste”.

Ai shton se qeveria e Kosovës ka humbur kohë duke u angazhuar me Serbinë dhe duke mos mbajtur fjalën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, sjellje, që sipas tij, e çoi Kosovën drejt masave ndëshkuese.

Sipas zotit Haziri tensionet e këtij viti në Kosovë kanë prodhuar kriza që i kanë detyruar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës të merren me to në baza ditore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit