Policia e Librazhdit ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me një të vdekur dhe 2 të plagosur. U arrestua Meglin Zeneli 21 vjeç.
Nga aksidenti humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, Dorian Belba 18 vjeç si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Katër të rinj brenda, njëri vdiq! Si ra makina 30 metra në humnerë?