Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” u shpreh se opozita duhet të ketë një qasje normaliteti me grupin e Lulzim Bashës për hir të kauzës nisur edhe nga rasti i fundit i kërkesës për interpelancë.
“Ka mungesa të urave të komunikimit të deputetëve të grupit të Berishës dhe Bardhit me pjesën e Lulzim Bashës. Arbi Agalliu kërkoi interpelancë urgjente dhe u refuzua që në hapje të seancës. Por nëse do të kishte një urë komunikimi dhe një bashkëpunim…” tha ai.
Por deputeti Ervin Salianji ishte i prerë. “Ai është teatër. Nëse kërkon interpelancë urgjente duhen 7 firma, por ai e bëri kërkesë teke. Cfarë e pengon që ta bënte të enjten? Por nuk ka normalitet. Ju e mbani mend cfarë ka ndodhur në 2011 kur ndodhi një gjë që nuk ka lidhje me këtë?
Ore u bënë një ministra, dy, tre, 10 kryetarë bashkie, nuk paska përgjegjësi? Ahmetaj tha se nëse ndjek procedurën të çon tek Edi Rama, korrupsioni të çon te Edi Rama. Drejtësia komandohet nga Edi Rama. Dy qendrat e Tiranës janë kryeministria dhe bashkia” tha ai.
Më tej, Salianji tha se “ne dhe grupi i opozitës ose duhet ta radikalizojmë aksionin ose ta diversifikojmë. Ose ta radikalizojmë ose të dalim me qytetarët” tha ai.